Kur loja bëhet e egër, kundërshtarët nxjerrin dhëmbët!
Angelina Jolie u përball me Marion Cotillard në sheshxhirimin e “Allied” pasi ishte e bindur se bashkëshorti i saj e tradhëtonte me protagonisten. Jolie kishte punësuar dhe një hetues privat që të ndiqte aktoren franceze dhe Pitt ndërkohë që ata po xhironin filmin e tyre mbi Luftën e Dytë Botërore. Burime pranë Daily Mail rrëfejnë se Angelina e injori tërësisht Marion-in në sheshin e xhirimit dhe kur kjo e fundit u përpoq t’i fliste, bashkëshortja e 52 vjeçarit Brad e injoroi tërëisht. Burimet shtojnë gjithashtu se kjo e tronditi shumë fituese e çmimit Oscar, e cila priste të fliste më një ambasadore të Kombeve të Bashkuara (Jolie) dhe injorohet tërësisht. Megjithatë zërat sipas të cilëve Marion dhe Brad kishin një marrëdhënie janë cilësuar si të pavërteta ndërkohë që Cotillard përflitet se është shtatzënë me partnerin e saj, francezin Guillaume Canet.