Xavi Hernandez, ish-lojtar i Barcelonës dhe aktualisht në radhët e Al Sadd, ka dhënë një intervistë për programin e TV3, “Els meus pares”. Në mënyrë të veçantë, “maestro” i mesfushës ka thënë se ende nuk është gati të stërvitë ekipe në elitë, por e vazhdon procesin e mësimit për t’u bërë trajner i ardhshëm: “Tani mund të stërvis në vende të vogla, por vitin e ardhshëm, në maj, shpresoj që të marr licensën “UEFA Pro”, për të trajnuar çdo ekip”.
Xavi zbuloi se, kur e filloi karrierën si futbollist te Barça, dy klube të tjera spanjolle, Espanyol dhe Real Madrid, ishin interesuar për të nënshkruar me të: “Kjo më bëri të ndihem krenar, përjetova një shtysë të rëndësishme për karrierën”.
Xavi, gjithashtu, shpjegon se në vitin 2014 kishte ndjenjën se “erdhi fundi”. Edhe më vonë, në Kupën e Botës, pati të njëjtën ndjenjë: “Doja të tërhiqesha atë vit, por nëna ime insistoi të vazhdoja te Barça. Dhe e vërteta është se ajo kishte të drejtë, sepse fituam titullin”.