INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prapaskenat e çmimit të naftës në botë

Prapaskenat e çmimit të naftës në botë

Publikuar më: 13:01 02-06-2016

Këtë javë, në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, janë mbledhur Ministrat e Naftës të anëtarëve të OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Ndërkohë çmimi i një fuçie nafte ka kapur shifrën e 49.44$, një rritje e vogël krahasuar me muajt e parë të këtij viti.


Përfaqësues të Iranit, Irakut, Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe Venezuelës janë mbledhur mëngjesin e 2 Qershorit me qëllim kryesorë të agjendës së tyre zgjedhjen e sekretarit të rri të përgjithshëm, megjithatë fokus të veçantë ka marrë edhe qëndrimet “negative” të Iranit për të ulur sasinë e prodhimit.
Irani është rikthyer në tregun botërorë të naftës që pas heqjes së sanksioneve në fillim të 2016-ës, të vendosura nga vendet e perëndimit. Gjatë kohës së “izolimit ekonomik” Irani ka akumuluar një sasi kolosale të naftës e cila u hodh në treg në mënyrë të menjëhershme.
Në mbledhjen e së enjtes, përfaqësues të Arabisë Saudite kanë konsideruar idenë e vendosjes së një tavani në sasinë e prodhimit, por Bijan Zanganeh, ministri iranian nuk e ka parë këtë politikë si të frytshme. Shteti i Iranit gjatë muajit Maj ka eksportuar 2 milion barela naftë çdo ditë, ndërkohë që kjo sasi pritet të dyfishohet pasi vendi aktualisht prodhon 3.8 milion të tilla në ditë.
Shumë analistë e kanë konsideruar mbledhjen e OPEC si një “dyluftim” mes Arabisë Saudite e cila pak kohë më parë nuk donte të merrnin masa për uljen e prodhimit, dhe Iranit që ka hyrë fuqishëm në treg. Ekzistojnë disa teori konspirative lidhur me këtë, dy prej të cilave janë më të besueshme.
E para, ky shihet si një komplot i Arabisë Saudite kundër Iranit. Një sabotazh i mundshëm ndaj Iranit dhe mos lënia e tij të ri-fuqizohet ekonomikisht ul potencialin për rritjen e ndikimit të Iranit në lindjen e mesme.
E dyta, mendohet se SHBA dhe Arabia Saudite kanë arritur një marrëveshje të fshehtë për të “ndëshkuar” Rusinë dhe politikat mbështetëse të Putin kundrejt Presidentit Sirian, Bashar al-Assad. Duke mbajtur poshtë çmimin e naftës janë duke u konkurruar produktet Ruse, eksporti i të cilave (gaz dhe naftë) zë më tepër se gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Mes gjithë këtyre zhvillimeve duket sikur Shqipëria jeton në një realitet tjetër. Çmimet e naftës nuk ndikohen shumë nga ndryshimet botërore.

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148