INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prapaskenat e dështimit të takimit Thaçi - Vuçiç në Bruksel

Prapaskenat e dështimit të takimit Thaçi - Vuçiç në Bruksel

Publikuar më: 17:40 07-09-2018

Një diplomat ndërkombëtar, i cili ishte i pranishëm në gjithë ngjarjen që u zhvillua sot brenda ndërtesës së BE-së në Bruksel ku po qëndronin delegacionet nga Kosova dhe Serbia, ka shpjeguar të gjithë prapaskenat se si ka ardhur deri tek anulimi i takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksander Vuçiç, transmeton Gazeta Express.
“Të dy presidentët kanë refuzuar që të flasin me njëri- tjetrin në momentin që po bëheshin përgatitjet për fillimin e takimit me krerët e lartë të BE-së”, ka thënë ky diplomat, emri i të cilit është i njohur për agjencinë e lajmeve Reuters. Ai ka shpjeguar dhe përpjekjet e Federica Mogherinit që dialogu të vazhdonte patjetër.
“ Ata e detyruan Mogherinin që t’i takonte ndarazi disa herë, vetëm në mënyrë që të mos dështonte takimi dhe të vazhdonte dialogu”, shpjegon diplomati.
“ Gjithçka shkoi gabim sot, ata nuk u takuan. Gjithçka u shndërrua në një dramë”, shton diplomati i BE-së, i cili thotë se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi atë thyerje ndërmjet dy presidentëve.
“ Vështirësitë vazhdojnë”, kështu ka deklaruar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, duke thënë se do të kërkojë një takim ndërmjet dy liderëve në fund të shtatorit.
Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, dështimi për një takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit tregon një reflektim të dy palëve ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, që u kundërshtua nga Gjermania, tregon diplomati i BE-së.
Kujtojmë se ky takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit ku pritej të diskutohej për shkëmbim territoresh e ndryshim kufijsh, ishte kundërshtuar fuqishëm dhe nga opozita kosovare.

Article Logic
Execution time: 0.0041837692260742