Në operacionin antidrogë të koduar "Preçizioni" të ndërmarrë nga policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe partnerët ndërkombëtarë, u arrestuar 18 persona. Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.
Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit doli në një konferencë për shtyp duke bërë publike emrat e të arrestuarve
1.Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).
2.Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
3.Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
4.Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
5.Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).
6.Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
7.Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.
8.Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.
9.Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
10.Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.
11.Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.
12.Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.
13.Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.
14.Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
15.Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.
16.Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.
17.Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
18.Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.
U shpall në kërkim shtetasi S.R, banues në Librazhd.
Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të ‘’Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.