INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prefekti i Dibrës: Zjarret janë të qëllimshme, i vendosin barinjtë ose firmat

Prefekti i Dibrës: Zjarret janë të qëllimshme, i vendosin barinjtë ose firmat

Publikuar më: 11:53 09-08-2017

Situata e zjarreve në vendin tonë vazhdon të paraqitet alarmante.

Ditën e sotme dhe qarku i Dibrës po përballet më situatën e vështirë të zjarreve.

Në Klos është ende aktive një vatër zjarri që për shuarjen e saj janë angazhuar 30 forca dhe shumë vullnetarë dhe punonjës nga bashkia.

Perfekti i këtij qarku, Ardi Kaja shprehet se vatrat e zjarrit janë të qëllimshme.

“Kemi bërë një takim me institucionet ligjzbatuese dhe nga informacionet që vinë, janë zjarre të qëllimshme. I vendosin barinjtë për të ripërtërirë kullotat ose firmat që kanë licencë për shfrytëzim të pyjeve. Kemi një rast të identifikuar dhe personi është shpallur në kërkim”, tha Kaja.

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777