INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Prefekti i Mitrovicës : “Muri nuk do të rrëzohet, do të ndërtohet siç e kërkon Brukseli” [Video]

Publikuar më: 18:30 19-12-2016

Muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës nuk do të shembet. Lajmi është bërë i ditur nga prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq, i cili është shprehur për një media serbe se “do të bëhet një ridizenjim i bazamentit të murit, e se do të ketë shkallë që do të lidhen me rrethrrotullimin që po ndërtohet në anën veriore.
Rakiq ka thënë se “është arritur marrëveshja përfundimtare që muri të ridizajnohet në trajtë shkallësh e se me këtë gjë është pajtuar edhe Edita Tahiri. raporton Koha.net Prefekti i Mitrovicës ka bërë të ditur për mediat serbe atë cka ëshët thënë në bisedën disa orëshe të zhvilluar në Prishtinë ku është arritur një përfundim të qartë përsa i përket ndërtimit të murit. Të trija palët janë pajtuar me sygjerimin që muri të shkurtohet për 90 centimetra dhe të ndërtohen shkallët që do të lidhen me zonën e shëtitores. Ai ka theksuar se zyrtarë të BE-së dhe autoritetet e Kosovës kanë stopuar vendimin për shembjen e murit dhe kanë marrë vendimin tjetër sipas të cilit ridizajnohet bazamenti.

Article Logic
Execution time: 0.0035607814788818