Në “Përputhen” plasi keq sherri mes Sarës dhe Princit. Ky i fundit u shpreh se Sara ka në preferenca vetëm djemtë me makina luksoze.
Sara nuk e priti aspak mirë deklaratën e tij dhe shpërtheu në akuza të rënda. Ajo e quajti zhigolo dhe tha se takimin me helikopter ia kanë paguar.
“Më mirë të jem materialiste se zhigolo si puna jote që ta paguajnë takimin me helikopter. Kush ta pagoi takimin me helikopter? Zhigolo! E ke luajtur shumë bukur rolin. Ik m, skandaloze”, i tha ajo.
Më pas u zbulua se helikopterin e kishte paguar Jasmina. Situata u nxeh shumë dhe në fund Princi doli nga studioja i revoltuar.