Prej disa kohësh qarkullonin teori konspirative se këngëtarja e famshme Avril Lavigne kishte vdekur dhe ishte zëvendësuar nga një sozi e këngëtares. Kjo teori i ka zanafillat në Brazil në vitin 2003 dhe sipas ‘teoristëve’, kanadezja asokohe humbi gjyshin e saj me të cilin ishte mjaft e lidhur dhe nga depresioni ajo u vetëvra dhe pas një kohe të shkurtër hyri në lojë sozia e saj e quajtur Melissa Vandella.
Avil i ka dhënë fund një herë e mirë teorisë konspirative që qarkullon në rrjet prej 15 vitesh. E ftuar në një emision radiofonik në Australi “KISS 1065”, Avril u shpreh se është në dijeni të kësaj teorie por i duket qesharake dhe e pakuptimtë. “Disa njerëz mendojnë se unë nuk ekzistoj, më duket shumë e çuditshme” ,-tha ajo duke shtuar se arsyeja përse mori 5 vite pushim nga muzika dhe ka ndryshuar aq shumë është për shkak të sëmundjes “Lyme”.