INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej 8 muajsh asnjë Kosovar nuk ka shkuar në Siri

Prej 8 muajsh asnjë Kosovar nuk ka shkuar në Siri

Publikuar më: 14:07 29-03-2016

Prej më shumë se 8 muajsh asnjë qytetar i Kosovës nuk ka shkuar në Irak dhe Siri. Lajmi është bërë publik nga qeveria e Kosovës këtë të martë. Ndërkohë qeveria kosovare konfirmon se janë rreth 70 qytetarë nga Kosova të cilët aktualisht gjenden në vatrat e luftës në Lindje të Mesme, Siri dhe Irak.

Sipas evidencave të Policisë dhe shërbimeve tjera kosovare, thuhet se që prej muajit Korrik nuk janë shënuar raste të shkuarjes apo përfshirjes së qytetarëve tjerë në këto luftëra.

Për Kryeministri Mustafa ky rezultat vjen si rezultat i punës që kanë bërë institucionet e sigurisë se vendit që ai drejton. 

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721