Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit . Policia dhe banorët e zonës kërkuan me orë të tëra nëpër mal, por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth fatit të saj.
Nëna e Bleonës, Bukurie Veizi ishte e ftuar mbrëmë në "Pa gjurmë" ku bëri publike detaje të tjera mbi vendin se ku mund të ndodhet vajza.
Bukurie Veizi është shprehur se Bleona është birësuar nga një grua që jeton në Itali por që shpesh herë vjen edhe në Tiranë, pasi ka një banesë edhe në kryeqyetet. Ajo u shpreh se kërkon vetëm të dëgjojë zërin e të bijës.
Në kërkim të Bleonës është edhe gjyshi i saj Zenel Mata i cili tha: "Pesë vajza e morën duke luajtur dhe e çuan në mal. Kam komunikuar me familjen e Begzim Isës ata bëjnë be që nuk kanë të bëjnë me këtë rast. Unë nuk di kujt ti vendos gishtin".