Ndonëse bota po përballet me një situatë të vështirë për shkak të Koronavirusit, banorët e “Big Brother” në Gjermani e mësuan lajmin së fundmi.
14 persona u futën në shtëpinë e madhe më 6 shkurt, në një kohë kur pandemia nuk kishte këto përmasa.
Ata e mësuan lajmin nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë me moderatorin e spektaklit dhe të gjithë u shokuan.
Ata nisën të shqetësoheshin për familjarët e tyre, por për fat të mirë regjia u mundësoi lidhje nga skype me ta.
Në momentin që mësuan për pandeminë e Koronavirusit, në shtëpinë e famshme mbizotëroi heshtja dhe banorët e patën të vështirë të pranonin situatën.
Vendimin për t’u treguar banorëve për COVID-19, regjia e mori pasi u përball me një sërë kritikash nga publiku.
Ata mendonin se ishte e padrejtë që 14 banorët të mos dinin se çfarë bëhej jashtë me familjarët dhe të afërmit e tyre.