INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Prej kohësh të ndarë dhe nuk jetonin më në një shtëpi!' Zbulohen detaje të reja mbi divorcin e bujshëm të Norës dhe Robertit [FOTO]

'Prej kohësh të ndarë dhe nuk jetonin më në një shtëpi!' Zbulohen detaje të reja mbi divorcin e bujshëm të Norës dhe Robertit [FOTO]

Publikuar më: 08:56 26-08-2019

Prej disa muajsh është përfolur për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tyre dhe tashmë zyrtarisht Robert Berisha ka njoftuar se ai dhe Nora Istrefi janë ndarë.

Këtë lajm të rëndësishëm për çfitin në fjalë e njoftoi vetë Roberti nëpërmjet një postimi në Instagram ku u shpreh se ata nuk janë më bashkë, por gjithë jetën do jenë mami dhe babi i Renee.

“Prive” ka dhënë sot disa detaje të reja, sipas së cilave, lajmi për ndarjen nuk ishte risi për shumë miq dhe të afërm të çiftit, që e dinin prej kohësh për krizën përfundimtare të dyshes.

Sa i përket shtëpisë së çiftit në lagjen “Marigona”, “Prive” mëson se ajo është blerë dhe është në emër të Norës e cila do të jetojë në të me vajzën Renée.

Ndërkohë Roberti ka disa muaj që ka blerë një banesë në kryeqytet ku është zhvendosur për të jetuar i vetëm.

“Zhvendosja e Robertit në banesë ka ndodhur tash e një kohë”, ka thënë burimi pranë dyshes.

Po sipas këtyre burimeve, ndarja ka qenë me të vërtetë miqësore dhe Roberti ende shihet në lagjen “Marigona” ku shkon për të qëndruar me vajzën.

 

View this post on Instagram

Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet.. Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..? dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet ? permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee...edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën ? I wish you all the best

A post shared by Robert Berisha (@robertberishaofficial) on

Article Logic
Execution time: 0.0043709278106689