INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej Ledrit? Si lanë gjë pa thënë njëra-tjetrës, reperja seksi HABIT me deklaratën publike për Tayna-n: I kërkoj...[FOTO]

Prej Ledrit? Si lanë gjë pa thënë njëra-tjetrës, reperja seksi HABIT me deklaratën publike për Tayna-n: I kërkoj...[FOTO]

Publikuar më: 10:38 25-04-2019

Prej disa kohësh kemi parë deklarata nga më të ndryshmet të repereve të njohura shqiptare si Tayna, Melinda, Rina apo edhe Fifi.

Reperet e reja s’kanë reshtur së ngacmuari njëra-tjetrën në deklarata të ndryshme publike apo edhe nëpër këngë. Por siç duket reperja e njohur Melinda Ademi ka reflektuar dhe nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, këngëtarja Melinda i ka habitur të gjithë teksa ka kërkuar falje publikisht Taynës për gjithë fjalët që ka thënë për të në tekstet e këngëve të saj.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rep-i i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë drejtimin dhe mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”, shkruan Melinda në Insta Story.

Kjo ndjesë erdhi pak kohë pasi Ledri Vula gjatë një interviste tha se nuk po i pëlqen që femrat po shahen nëpër këngë dhe se ato mund të bëjnë rep të mirë pa ofenduar.

akt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543