INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të fejuarën, policia e shpall në kërkim

Prej muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të fejuarën, policia e shpall në kërkim

Publikuar më: 17:45 16-08-2017

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 30 vjeçar pasi akuzohet se prej disa muajsh kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të fejuarën e tij. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet J.H, akuzohet se abuzoi me të renë me inicialet R.L,. Ka qenë vajza ajo që ka denoncuar të riun në polici, ndërsa kjo e fundit është vënë në ndjekje të tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se për një periudhë disa mujore, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, ndaj të fejuarës R.L, vjeç 20, banuese në Tiranë. Neni 102 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0032498836517334