Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka uruar sot Noizyn për ditëlindje.
Urimin Stresi e ka bërë përmes një fotografie nga koncerti “Alpha Show” që ka ndarë në Instagram, ku shihen të përqafuar.
“U bëfsh 100! Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës sate. Gëzofsh gjithë jetën. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Stresi përmbi foto.
Kujtojmë që më 14 gusht, reperët ndan skenën për herë të parë 13 vite pasi ishin zënë me njëri-tjetrin. Kjo pasi grupet e tyre OTR dhe TBA kanë qenë në konflikt të vazhduar dhe sherret kanë qenë të shumta.
Noizy ditën e sotme mbush 36-vjeç dhe ka marrë urime të shumta nga shumë njerëz të botës së artit.