Ato janë janë dy emra mjaft të njohur të muzikës botërore.
Madje janë edhe dy nga femrat që inspirojnë më së shumti të gjitha vajzat anembanë botës. Rihanna dhe Beyonce shpesh janë vënë në qendër të vëmëndjes për shoqërinë e tyre të shtirur pasi flitej se në të vërtetë nuk e pëlqenin njëra-tjetrën. Madje marrëdhënia e këngëtareve u duk edhe më shumë e acaruar pasi Rihanna bashkëpunoi me Jay Z me të cilin u fol se kishte patur edhe një romancë të fshehtë. Por vitet kalojnë dhe vajzat ja ku i sheh sërish në shoqërinë e njëra-tjetrës pasi eventi i fundit "Diamond ball"i ka bërë bashkë. Jo vetëm kaq, por Riri ju kujton të gjithëve se Queen B vazhdon të jetë ende e tillë teksa mbi kokë në foto i vendos edhe një Emoji kurorë.
Pas kësaj, fansat kërkojnë një bashkëpunim mes tyre por nuk e dimë sa e mundur mund të jetë kjo. /intv.al/