INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej vitesh shoqe të ngushta, por ja gjërat që Eli Fara dhe Aurela Gaçe urrejnë tek njëra-tjetrën

Prej vitesh shoqe të ngushta, por ja gjërat që Eli Fara dhe Aurela Gaçe urrejnë tek njëra-tjetrën

Publikuar më: 17:45 18-02-2019

Aurela Gaçe dhe Eli Fara janë dy këngëtare, që përveç jetës profesionale ndajnë me njëra-tjetrën edhe një miqësi shumë të mirë.

Të dyja këngëtaret këndojnë në mënyrë të mrekullueshme këngët popullore shqiptare, duke bërë krenarë dy zona të ndryshme të Shqipërisë.

Eli Fara është me origjinë korçare dhe e ka pranuar se i këndon me krenari dhe pasion potpurin e zonës së saj.

Dhe nga krahu tjetër, sigurisht Aurela Gaçe një vlonjate 24-karatësh, e cial e demonstron më së miri edhe në energjinë që përcjell në skenë.

Dy karaktere tërësisht të ndryshme dhe kjo bie në sy edhe në këngën e tyre të fundit së bashku, por mesa duket janë piëkrisht këto veçori që ato kanë zili tek njëra-tjetra.

Të ftuara në “BE Coffee”, dy këngëtaret e njohura janë pyetur rreth asaj që kanë zili te karakteri i njëra-tjetrës. Aurela tregoi se ka zili qetësinë që karakterizon Elin, ndërsa Eli, nga ana tjetër, theksoi se ka zili nervin dhe temperamentin e Aurelës.

Në këtë rast, Eli dhe Aurela arrijnë ta plotësojnë njëra-tjetrën më së miri dhe me siguri ky është sekreti i miqësisë së tyre të vjetër.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879