Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi është kthyer pas në kohë. Ajo ka publikuar disa foto në ‘Instastory’ duke i bashkangjitur dhe disa fjalë prekëse ku shprehet për engjëllin e saj mbrojtës.
Bëhet fjalë për kohën e fëmijërisë kur i ati i saj, atletiku Muhamet Abazi ishte ende gjallë. Por tashmë që ai ka 10 vite që është ndarë nga jeta, Almeda ja ndjen mungesën më shumë se kurrë
Almeda shkuan në foto: “Më mungon pafund, le të kthehemi edhe njëherë tek këto kohë”
Në fotot bardhë e zi duket një familje e lumtur dhe e bashkuar ku Almeda shfaqet krahas së atit, motrës dhe së vëllait.
Kujtojmë që Muhamet Abazi shënohet me gërma të arta në librin e rekordeve kombëtare në sportin e Atletikës. Ai theu mjaft rekorde kombëtare në kërcimin së larti, ndër të cilat vlen të permendet 2.11m, rekord të cilin e mbajti për një kohë të gjatë./intv.al/