INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prekëse! Humbi njeriun e shtrenjtë, KIDA shpërthen në lot gjatë emisionit! [FOTO]

Prekëse! Humbi njeriun e shtrenjtë, KIDA shpërthen në lot gjatë emisionit! [FOTO]

Publikuar më: 15:10 16-10-2018

Para pak javësh, Kida humbi një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë, gjyshen. Ajo bëri një postim emocionues në rrjetet sociale ku njoftoi për vdekjen e saj dhe i tha fjalë më prekëse.

“Nanushi jem është shumë vështirë me fillu me shkrujt për ty, më ke rritur e më ke edukuar në mënyrën më të mirën. Faleminderit shumë për çdo gjë që e ke bo për mu nana. Të dua pafund so të më mungosh, gjithmonë në zemrën time. Pusho në paqe”, ka shkruar Kida mbi fotografinë e postuar në Instagram.

riad.JPG

Këngëtarja ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në "NIN" ku gjatë emisionit u përlot sapo u përmend gjyshja e saj.

"Gjyshen e kam thirrur nënë. Ajo më ka rritur. Kam pasur një përkrahje shumë të madhe nga ajo që prej fillimit", u shpreh Kida dhe iu mbushën sytë me lot.

"Ka qenë një person që më ka suportuar shumë. Ka qenë një nga njerëzit që më ka mësuar shumë gjatë jetës dhe më ka bërë të ndihem mirë, si të gjithë gjyshet", tha Kida.

collagedag.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881