Ky është momenti prekës kur një grup fëmijësh të një shkolle e bëjnë një të moshuar të lotojë pasi e surprizuan me një këngë.
Videoja e adhurueshme tregon fëmijët që i dalin përpara të moshuarit të panjohur dhe e pyesin për emrin.
Ai thotë se quhet Erling.
Më pas fëmijët nisin të këndojnë një këngë tradicionale suedeze.
Video ishte pjesë e një eksperimenti social në Suedi, që synonte t‘i bënte njerëzit të buzëqeshin.
Por në këtë rast, eksperimenti jo vetëm ishte i suksesshëm, por i moshuari edhe nisi të qajë.