Aktori i njohur turk Arda Oziri, i cili humbi jetën në një aksident me motor orët e para të së dielës, është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit në Izmir të Turqisë. Oziri u nda nga jeta në moshën 39 vjeçare pasi motori të cilin drejtonte doli nga rruga në një lagje të Stambollit, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin dhe shumë aktorë të tjerë turq, si: Riza Kocaoglu apo Burak Altay.
39 vjeçari u bë i njohur në Shqipëri me rolin e tij në serialin “Ertugrul”, ndërsa në vendlindje njihej për dhjetëra filma të tjerë.
Aktori Riza Kocaoglu miku i ngushtë i Arda ka dhënë edhe një fjalim shumë prekës ku ka treguar se aktorit i është dashur të rritet para kohe duke qenë se e ka humbur babain në një moshë shumë të vogël.
Ndërsa miku i tij Cengiz Çolak ka rrëfyer momentet e fundit te aktorit pak para se të ndaheshin përgjithmonë nga jeta.
“Mbrëmë ai ishte me mua për të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Kaluam një mbrëmje të këndshme, qeshëm shumë. I thashë, “mos shko në këtë orë, rri këtu”, por doli rreth orës 3:00 te mëngjesit. Ai u aksidentua. Kam humbur një mik të ngushtë.”, është shprehur ai.