INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prekëse! Sara Hoxha kujton të atin e ndjerë me këto fjalë rrëqethëse, ja gjesti emocionues që ka bërë për të në dasmën e saj! [FOTO]

Prekëse! Sara Hoxha kujton të atin e ndjerë me këto fjalë rrëqethëse, ja gjesti emocionues që ka bërë për të në dasmën e saj! [FOTO]

Publikuar më: 10:14 23-05-2019

11 vite pa Tanin e Topit, Sara Hoxha e kujton me këtë dedikim rrëqethës. Ditën e sotme bëhen plot 11 vite prej largimit nga jeta i Dritan Hoxhës. Si çdo përvjetor edhe këtë vit, Sara e ka kujtuar të atin nëpërmjet një fotoje prekëse.

Ajo ka zbuluar një gjest rrëqethës që ka bërë në dasmën e saj pasi ka publikuar një foto ku shihet një karrige boshë për të atin, ndërkohë që mbi të qëndrojnë ca trëndafila të bardhë

“Për 11 vitet e fundit, kemi pasur gjithmonë karrige bosh në mënyrë që të të kemi prezent. Dhe sërish, asnjë nga këto s’është e nevojshme. Ti je në mendjen time që në mëngjes kur shoh djalin, sa herë flas me vëllain dhe motrat, dhe sa herë shoh mamin që shpreson që ti të ishe mes nesh për të na rrëfyer rrugën. 11 vite më parë më theve zemrën dhe vetëm tani që jam prind vetë po mësoj t’i ringjis pjesët e thyera. Jam e sigurt për një gjë, ti ma dërgove Londonin që ta shihja jetën më pozitivisht. Të gjithë fëmijët që e kanë humbur një prind e dinë se dhembja nuk largohet asnjëherë, gjithsesi, ti mësohesh ta përballosh dhe të jetosh me kujtime”, ka shkruar Sara.

Article Logic
Execution time: 0.0030281543731689