Të përfolur prej kohësh për një lidhje dashurie mes tyre, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj sapo kanë sjellë edhe bashkëpunim e tyre të parë që mban titullin “Vetëm ti je”.
Teksti i këngës ngjason me një mesazh që ata të dy kërkojnë t’iu përcjellin atyre që nuk janë dakord për lidhjen e tyre ndërkohë që në klip nuk mungojnë as prekjet dhe përqafimet. Ndërkohë ajo që vihet re në vijën melodike të këngës, është edhe ngjashmëria me këngë "What's go around, Come's back around', të Justin Timberlake. Të jetë kjo thjeshtë një këngë apo e bazuar në historinë e tyre të vërtetë? Presim të na e zbulojnë vetë Eni dhe Genci.