Janë luajtur mbrëmjen e sotme tre ndeshjet e rradhës të javës së 20-të të “Premier Leagues”, ku ndeshja më spektakolare ishte ajo mes Bournemouthit dhe Arsenalit.
Arsenali barazoi 3-3 në transfertën kundër Bournemouth, në një sfidë e cila dhuroi mjaft emocione pasi u shënuan gjashtë gola. Në këtë përballje Arsenali arriti që të shpëtojë nga humbja në minutën e fundit të ndeshjes duke marrë një pikë.
Ndërkohë, vëndasit janë pafat pasi humbën një mundësi të artë të merrnin tre pikë pasi arritën që krijon një avantazh të trefishtë duke shënuar me anë të Daniels, Wilsons, dhe Fraser.Megjithatë ekipi i Arsen Venger e rimori veten në minutën e 70-të, ku Aleksis Sanchez shënoi golin parë, ndërsa pas 5-minutash Perez shkurton diferencat në 3-2. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit është Oliver Giroud që barazon për “Topçinjtë”.Arsenali ruan vendin e katert me 41 pike. Në ndeshjet e tjera Stoke City mposhti 2-0 Watfordin, ndërsa Crystal Palace humbi me rezultatin 1-2 kundër Swanseas.Ndeshja e fundit e javës së 20-të do të mbyllet ditën e nesërme me supesfidën Tottenham-Chelsea.