INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Premiera e filmit të tij/ Edi Rama përlot nënën e Lorik Canës: Ka arritur të mishërojë atë që i bashkon shqiptarët [VIDEO]

Premiera e filmit të tij/ Edi Rama përlot nënën e Lorik Canës: Ka arritur të mishërojë atë që i bashkon shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 20:50 05-12-2018

Këtë mbrëmje Lorik Cana, ka promovuar dokumentarin për karrierën e tij, i cili quhet “Lorik”. Tek ky promovim ishin të pranishëm emra të njohur të publikut shqiptar, madje dhe kryeministri Edi Rama. Gjithashtu ishte i ftuar dhe Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, të mbajtur për Lorikun, kryeministri preku nënën e ish-kapitenit që nuk mundi t’i mbante dot lotët.

“Jeta e dytë e Lorikut do të jetë frymëzim për më të vegjlit. Për të qenë krenar për atë se kush janë dhe nga vijnë. Fondacioni do ta mëshirojë më së miri qasjen e Lorikut ndaj vetes, njerëzve dhe vendit. Loriku ka pas mundur të luaj me Kombëtaren e Frances, me të Zvicrës, mund të zgjidhte dhe një Kombëtare nga Lindja e Mesme.

Por ai e kishte ëndërr të zgjidhte Shqipërinë. Kjo është më shumë se nga ana sportive. Jo rastësisht lidhet fanella kuqezi me interesin për historinë e shqiptarëve. Loriku i ka qejf libra, jo si Murati. Fondacioni do të jetë pikë bashkimi për të gjithë ata që kanë një ëndërr.

Loriku do jetë një nga shembujt në sport që provojnë që një ëndërr që e shikon me sy hapur njeriu mund të arrij. Loriku ka qenë i gatshëm të paguaj “çminim”. Nuk e ka lënë baba që të tërhiqet. Unë duhet ta mbyll duke i thënë babait të Lorikut që po mos ishte nëna nuk do ta kishe bërë dot Lorikun futbollist”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama, ka folur edhe për Kosovën.

Duke falënderuar Canën për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin në Shqipëri, tha se kapiteni është shembulli që bashkon shqiptarët kudo që kanë lindur.

“Loriku ka arritur të mishërojë atë që i bashkon shqiptarët kur shohin ekipin kombëtar, bashkimin e të gjithëve, pavarësisht se janë të lidhur në Shqipërinë që kemi, në Shqipërinë që do kemi, apo Shqipërinë që nuk kemi. Cana është shembulli, që provojnë që një ëndërr që e shikojnë me sy hapur një ditë mund ta arrijne. Por çështja është sa të gatshëm jemi që të paguajmë për çmimin”, Rama gjatë prezantimit të dokumentarit për ish-kapitenin.

lorik from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0018858909606934