INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Premtimet e qeverisë të parealizuara! Zhgënjehen mësuesit...[VIDEO]

Publikuar më: 12:42 15-11-2018

Qeveria shqiptare është larg realizimeve të premtimeve për arsimin shqiptar. Mjaftojmë të kujtojmë këtu buxhetin për arsimin, që në fushatë u tha se do jetë sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto po deri më tani s'ka kapur as gjysmën. Ky shqetësim u ngrit në Kafe IN nga Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Tiranë, Alma Lama, që shteroi argumentat. 

“Është folur për 5% e GDP dhe ne jemi tek 2.5% e GDP. Vjet ishte 38 miliardë lekë. Këtë vit është 39 miliardë lekë,” tha Lama
Po s'është ky i vetmi premtim i pambajtur, pasi Lama zbulon dhe një tjetër që lidhet me pagat e mësuesve.
“Tre vite më parë rritja e pagës është bërë prej inflacionit. Këtë vit Rama premtoi, që do rriste me 5% rrogën e mësuesit, por ishte premtim i gënjeshtër. Nuk pati as ndjesë publike,” sqaroi Alma Lama.
Në këto kushte në emër të arsimitarëve, Lama i drejton dhe një apel Kryeministrit Rama.
“Kryeministri të jetë i vërtetë me rritje e pagës së mësuesit. Rama, të mbajë premtimin, që deri në fund të mandatit të rrisë me 40% pagën e mësuesit,” apeloi Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0039360523223877