INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Premtimet që meshkujt i thonë, por nuk i mbajnë KURRË!

Premtimet që meshkujt i thonë, por nuk i mbajnë KURRË!

Publikuar më: 18:27 28-04-2020

Kur jemi në një marrëdhënie, në fillim të gjithë bëjmë premtime, por e dimë se një pjesë të mirë të tyre nuk kemi ndër mend t’i mbajmë. Është normale. Truri ynë është shtuar nga endorfina dhe të gjitha gjërat janë gjunjëzuar kur biem në dashuri.

Por është e rëndësishme t’i keni gjithmonë në vëmendje premtimet, kur raporti nis të konsolidohet. Sidoqoftë, disa njerëz i marrin premtimet seriozisht dhe pastaj shqetësohen kur dikush nuk e mban fjalën.


Le t’u hedhim një sy 10 premtimeve që të gjithë meshkujt kanë tendencë të thonë më shumë, por nuk i mbajnë kurrë.

Nuk do të shikoj kurrë vajza të tjera

Është shumë e thjeshtë ta thuash. Me siguri e keni dëgjuar disa herë ta thonë, por nuk dinë kurrë ta mbajnë këtë premtim. Janë meshkuj, njerëzorë.

Nuk të mbaj sekrete

Të jemi të sinqertë. Vajzat, nuk është se e besojnë këtë. Ok, të gjithë duam të jemi të sinqertë me partnerët, por ka gjithmonë diku a diçka që ‘shket’ – është një gënjeshtër e bardhë. Ose ‘e zezë’. Ok, vajza, qetësohuni! Lërini të kenë privatësinë e tyre.

Do t’i fshij të gjitha aplikacionet ‘Dating’

Ky është një premtim shumë i thjeshtë për t’u bërë. Thjesht, fshin disa aplikacione që ke instaluar për çiftet. Por vështirë për t’u mbajtur. Në një botë në të cilën ke lindur vetëm, ndjen përgjegjësinë për të pasur privatësi.


Nuk mendoj asnjëherë për ish të dashurën

Kur i dashuri të thotë që nuk mendon më për ish të dashurën, konsideroje si një batutë të radhës. Ne të gjithë hidhemi në mendime për ish-ët tanë, kështu që askush nuk pret të mbajë një premtim të tillë.


Nuk do të kem më shoqe

Kjo është qesharake, por e thënë nga meshkujt, bëhet edhe më shumë. Ne të gjithë kemi shokë dhe shoqe. Disa janë të afërt, disa më pak të tillë. Dhe është shumë gjë e mirë. Nuk jemi kafshë që kanë rregulla të ashpra për seksin e kundërt.

Nuk jam xheloz

Të gjithë e dimë çfarë do të thotë një tip xheloz dhe çfarë do të thotë të jesh i pushtuar nga xhelozia. Mos u përpiqni të bëni një premtime që nuk i mbani dot. Të gjithë janë xhelozë. E gjithë çështja është te masa e saj.

Premtoj se do të ndryshoj

Shumë meshkuj premtojnë se do të ndryshojnë, sidomos pas një situate delikate dhe argumenti serioz. Kjo nuk do të thotë që do të ndryshojë brenda natës, kështu që kujdes.

Do të të dua gjithmonë

Ky është një pretim tjetër i madh që është shumë e vështirë ta mbash gjatë. Kur meshkujt e thonë këtë, është vetëm një moment, por ne shpresojmë të jetë për gjithë jetën.

Nuk do ta shoh programin tonë të preferuar pa ty

Shumë çifte kanë diçka të përbashkët edhe në ekran. Mbrëmjet kur janë bashkë, filmat dhe spektaklet e preferuar i lidhin edhe me shumë çiftet. Por ky është një premtim i vështirë për t’u mbajtur. Kështu që mos e jepni si premtim.

Nuk do të të gjykoj asnjëherë

Janë të rrallë njerëzit që e mbajnë në të vërtetë një premtim të tillë. Nuk ka rëndësi sesa të vështirë e ke për ta mbajtur, ji i sinqertë. Nuk është e thjeshtë ta mbash.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551