INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Premtimi”, si u arrestua 49-vjeçari pasi kërkoi 6000 euro për një licencë mësuesi

“Premtimi”, si u arrestua 49-vjeçari pasi kërkoi 6000 euro për një licencë mësuesi

Publikuar më: 10:11 08-05-2019

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person pasi mashtronte për përfitim të vlerave monetare, duke i premtuar një qytetari marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin.

Sipas policisë, ky person me inicialet B.A 49 vjeç , në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit qytetares me inicialet B.P, shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

Ndërkohë janë proceduar edhe qytetarja e mësipërme me inicialet B.P për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe një tjetër person me inicialet E.S punonjës në fushën e arsimit për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938