INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Premtoi 100 mijë euro për Luiz Ejllin/ Habit biznesmeni Fisnik Syla: Bëj çdo gjë për të...

Premtoi 100 mijë euro për Luiz Ejllin/ Habit biznesmeni Fisnik Syla: Bëj çdo gjë për të...

Publikuar më: 17:29 14-07-2023

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Breaking”, biznesmeni nga Kosova Fisnik Syla, foli në lidhje me raportin me këngëtarin Luiz Ejlli.

Ai tha në lidhje me premtimin "se do t’i jepte Luizit 100 mijë euro nëse s’do ta fitonte Big Brother", dhe se fjalën do e mbante 100%.

Ai tregoi se janë takuar me këngëtarin, dhe kanë qëndruar 2 ditë bashkë në Londër.

“Shiko, unë Luizin e përkrah shumë sepse është një njeri fantastik. Unë e pata thënë që në fillim që nëse ai nuk do ta fitonte do ia jepja unë 100 mijë euro, jo si dusa të tjerë të cilët dolën pas meje. Unë dola që në fillim, troç më lekë mbi tavolinë. Natyrisht që do ta mbaja fjalën 100%, ,madje çfardo gjëje që do ai, unë mund ta bëj për të”, tha biznesmeni Fisnik Sula.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775