Përfundon numërimi i votave për president në Maqedoninë e Veriut. I preferuari i shqiptarëve dhe BE-së shpallet fitues. Ai quhet Stevo Pendarovski dhe kandidoi nën siglën e Social-Demokratëve të kryeministrit, Zoran Zaev.
Sipas rezultateve të shpallura, fitoi 51.71% të votave, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, mori 44.68%.
Pas shpalljes së rezultatit Stevo Pendarovski premtoi se do të jetë president i të gjithëve. Ndërsa kryeministri Zaev, tha se Maqedonia e Veriut zgjodhi të dielën një president europian.
"Nga sot asgjë nuk është njësoj. Nga sot askush nuk do të mund të pengojë ardhmërinë e shtetit tonë. Humbën ata që na bënin shantazh, dhe kërcënonin të ardhmen tonë”, theksoi Zaev.
Siljanovska pas shpalljes së rezulatatit pranoi gjithë qytetari humbjen. Gjithësesi ka disa ankesa. VMRO - DPMNE është ankuar për parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Fituesi i zgjedhjeve, Stevo Pendarovski