INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'President deri kur të dua’, Xi Jinping më i fortë se edhe Mao Ce Dun

'President deri kur të dua’, Xi Jinping më i fortë se edhe Mao Ce Dun

Publikuar më: 17:13 25-02-2018

Partia Komuniste kineze ka propozuar heqjen e një klauzole në Kushtetutë që kufizon presidencën në dy mandate 5-vjeçare.

Në këtë mënyrë presidenti aktual Xi Jinping do të qëndronte si lider edhe pas skadimit të këtyre mandateve.
Madje thuhet se Xi Jinping do të kërkonte të zgjaste presidencën e tij edhe përtej 2023.

I lindur në 1953, Xi Jinping, është biri i një prej themeluesve të partisë komuniste.

Ai iu bashkua partisë në 1974, duke ngjitur shkallët e pushtetit deri sa u bë president në 2013. Presidenca e tij ka vënë në zbatim reforma ekonomike, një fushatë të ashpër kundër korrupsionit por edhe ka ringjallur nacionalizmin dhe ka cenuar të drejtat e njeriut.

Po ashtu kërkohet që të zgjatet edhe mandati për zvpresidentin.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439