INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
President edhe për PD-në”, Meta ka një përgjigje për Ramën: Unë kam qenë e mbetem socialist

President edhe për PD-në”, Meta ka një përgjigje për Ramën: Unë kam qenë e mbetem socialist

Publikuar më: 13:04 30-04-2017

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta dhe ish-kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), duke folur nga punimet e Komitetit Drejtues Kombëtar(KDK) të kësaj partie, u është përgjigjur akuzave të hedhura ne drejtim të tij nga kryeministri Edi Rama, duke e konsideruar atë presidentin “më me PD­-në, por jo i PD-së”.

Sakaq, Meta përcolli sërish mesazhe shumë të rëndësishme në adresë të opozitës duke e ftuar atë të jetë e përgjegjshme dhe bashkëpunuese për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend.

“I mirëkuptoj shqetësimet e opozitës, madje jam akuzuar shpesh se jam aq i disponueshëm për të përkrahur opozitën sa jam akuzuar se s’kishin ku te gjenin president më të afërt me PD­në, gjë qe mendoj se s’është e vërtetë. Siç me tha Namik Dokle president më socialist se ty vështirë të gjenin”, tha Meta.

Kujtojmë që kryeministrit Edi Rama, pak ditë më parë i ftuar në emisionin “Top Story” është shprehur: “Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve, sepse realisht president më me PD­në, por jo i PD­së, sesa Ilir Meta ne nuk mund të gjenim dot as në PD”.

Nga ana tjetër Meta foli dhe për situatën politike në vend ku iu drejtuar dhe një herë opozitës duke I kërkuar asaj që të luftojë dhe të mos bojkotojë zgjedhjet.

“Ne demokraci s’mund ti japin të gjitha. Duhet ti fitosh të drejtat që i takojnë opozitës dhe qytetareve. Ndaj opozita duhet të luftojë, sepse bojkoti s’është zgjidhje” tha Meta.

“Opozita duhet të marrë përgjegjësitë pasi kjo është në interesin e saj dhe në interesin e vendit, të legjitimitetit të institucioneve të ardhshme dhe integrimit te vendit. Unë i kam dhëne të drejtë opozitës kur ka pasur të drejtë, për çështjet e dekriminalizimit, të drogës etj, që janë çështje reale. Por absolutisht LSI-Komiteti Drejtues Kombetar Foto Agim Dobi (4)është e domosdoshme që opozita të heqë dorë nga politika e ultimatumit apo e konfrontimit, për fat të mirë deri tani protesta e saj ka qënë paqësore dhe demokratike, por zgjidhja e saj duhet të mos vonohet. Unë jam i disponueshëm për të bërë çdo gjë që mundet për t’i kontribuar kësaj zgjidhje politike”, theksoi Presidenti i zgjedhur gjatë mbledhjes së Komitetit të LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396