INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
President i përbashkët me Kosovën, Ambasada e SHBA-së: Të zhgënjyer nga deklarata e Ramës

President i përbashkët me Kosovën, Ambasada e SHBA-së: Të zhgënjyer nga deklarata e Ramës

Publikuar më: 17:59 21-02-2018

‘Mbetemi të zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarisisë së Kosovës’ është ky reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë lidhur me deklaratën e Ramës për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, deklaratë e dhënë këtë të dielë në seancën solemne në Prishtinë.

Në një postim në rrjetin social twitter Ambasada Amerikane shprehet se gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje.

Më tej i bëhet thirrje udhëheqësve që të jenë finjë të mirë dhe të lënë mënjëanë gjuhën ndarëse të së shkuarës.

Një ditë më parë edhe BE në një deklaratë për mediat kritikoi deklaratën e kreut të qeverisë.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në twitter
Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891