INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
President i përbashkët, Patozi: Shpikja e Ramës ma shpif, por jo për arsyen idiote të Bashës

President i përbashkët, Patozi: Shpikja e Ramës ma shpif, por jo për arsyen idiote të Bashës

Publikuar më: 18:01 19-02-2018

Në një postim në rrjetin social facebook, ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama për një president të përbashkët me Kosovës, por duke thumbuar edhe kreun e demokratëve Lulzim Basha.

Ai shprehet se ia shpif shpikja e Ramë për president të përbashkët por jo për arsyen idiote të Bashës siç e cilëson ai.

Patozi shprehet se dy vendet nuk kanë nevojë për një hajdut më shumë, duke ironizuar Bashën ai shtron pyetjen : Kush janë hajdutët e tjerë Lulzim?

Postimi i plotë

KUSH JANË HAJDUTËT E TJERË, LULZIM?

Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.
Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht.
Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për "klasën politike" shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.
Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht alsionin politik.

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893