INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti 4 nisma kundër dhunës në familje

Presidenti 4 nisma kundër dhunës në familje

Publikuar më: 13:22 04-09-2017

Duke marrë shkas nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, Presdienti i Republikës Ilir Meta ka ndërmarrë 4 nisma, me qëllim frenimin e dhunës në familje. Nisma e parë ka të bëje më verifikimin e procesit gjyqësor të Fadil Kasemit, i cili vrau bashkëshorten e tij në mes të ditës në kryeqytet. Së dyti, si kryetar i KLD, presidenti Meta kërkon hetimin të procedurave të ndjekura nga gjykatat për çështjet e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje.
Ndërsa nisma e tretë ka të bëjë zbatimin e ligjit “për faljet”, për të cilin presidenti kërkoi mbështetjen e institucioneve të tjera.
Ilir Meta:
Një familje e lumtur, në mirëqenie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e shoqërisë. Duke pasur në konsideratë, sa të rëndësishme janë jeta dhe shëndeti për çdo anëtar të familjes, por edhe rrezikshmërinë që paraqesin individët dhunues në familje, me qëllim dekurajimin dhe parandalimin e tyre në kryerjen e këtyre veprave, angazhohem që gjatë mandatit tim presidencial, nuk do të ushtroj të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëniet familjare (përfshirë këtu por jo vetëm, nenet 79/c, 130/a, të Kodit Penal).
Për këtë qëllim kreu i shtetit i bëri thirrje Ministrisë së Drejtësisë si nismëtare për projektligjet për dhënie amnistie, por edhe ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë, të mos përfshihen si subjekte përfituese të tyre, të dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale në marrëdhëniet familjare.

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727