INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Bujar Nishani dekreton rektorët e rinj të universiteteve publike

Presidenti Bujar Nishani dekreton rektorët e rinj të universiteteve publike

Publikuar më: 17:40 27-05-2016

Gjatë një ceremonie të zhvilluar sot në ambientet e presidencës, Bujar Nishani dekretoi rektorët e rinj të universiteteve publike.

Në fjalën e tij, Nishani tha se se zgjedhjet treguan veç të tjerash se Profesorati triumfon dhe në raste të caktuara të trysnisë nga krimi. Presidenti vlerësoi se Profesorari i Universiteteve i ka rezistuar kapjes nga politika dhe ka arritur të ruajë autonominë e Universitetit.

Nishani tha se autonomia universitare është thelbi i vetëqeverisjes dhe se reforma e arsimit të lartë synon të forcojë këtë autonomi.

Presidenti u shpreh se e drejta e arsimit është një nga liritë që kanë gjetur mbrojtje nga Kushtetuta. Ai shtoi se universitetet duhet t’i mundësojnë brezit të ri ëndrrat dhe shpresat.

Duke folur për reformën në arsimin e lartë, Nishani tha se ajo është esenciale për të gjithë shoqërinë.

Rektorët e rinj të universiteteve

Universiteti i Tiranës: Mynyr Koni            
Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata    
Universitetit Politeknik: Andrea Maliqari              
Universiteti Bujqësor: Bahri Musabelliu
Universiteti i Arteve: Kastriot Çaushi      
Universiteti i Sporteve: Agron Cuka        
Universiteti i Durrësit: Kseanela Sotirofski           
Universiteti i Vlorës: Roland Ziso              
Universiteti i Elbasanit: Skënder Topi     
Universiteti i Shkodrës: Adem Bekteshi
Universiteti i Gjirokastrës: Bektash Mema           
Universiteti i Korçës: Ali Jashari

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438