Problemi “San Paolo” shqetëson Napolin. Stadiumi është një kantier i vërtetë dhe rrezikon të mos jetë gati për të pritur ndonjë ndeshje në këtë edicion të Champions League.
Presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis, në një intervistë për “Kiss Kiss Italia”, ka sulmuar sërish shefin e Bashkisë, Attilio Auricchio:
“Jam i mëritur dhe i nevrikosur me gënjeshtrat e Auricchio. Tha se kishte në dispozicion 25 milionë euro për të rregulluar këtë impiant, por më pak e kuptuam se mungonin paràtë për rikonstruksionin. Dikush duhet të më shpjegojë mua dhe tifozëve përse prej 8 vitesh “San Paolo” ishte si një tualet, si në WC e mirëfilltë.”