Ishte presidenti ai që drejtoi numërimin mbrapsht dje në mbrëmje, në vendin ku janë të vendosura për t’u shijuar nga publiku pema kombëtare dhe 50 pemë më të vogla që përfaqësojnë secilin nga shtetet amerikane.
Pema kombëtare e Krishtlindjeve ndizet në fillim të sezonit të festave duke shënuar fillimin e një periudhe që frymëzon paqe, vullnet të mirë mes të gjithë njerëzve dhe feve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara. Ndezja e pemës u shoqërua dhe me një shfaqje muzikore.