Takimi i Kim Kardashian me Presidentin e Amerikës, Donald Trump, bëri zhurmë në media. Gjatë takimit, ylli 37 vjeçar kërkoi të lobojë për rastin e Alice Johnson. Alice ishte ishte burgosur në vitin 1996, me 15 persona të tjerë, pasi ishin përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së kokainës.
Pas kërkesës së Kim, Trump e ka falur 63 vjeçaren, Alice Johnson. Ajo u lirua nga burgu ku po vuante dënimin e përjetshëm për këtë vepër penale që lidhej me drogën.
Sipas deklaratave nga Shtëpia e Bardhë, Johnson ishte një e burgosur model dhe se kishte punuar mjaft për t’u rehabilituar.