INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti filipinas: Obama, vafsh në djall! Armët i blej nga Rusia e Kina

Presidenti filipinas: Obama, vafsh në djall! Armët i blej nga Rusia e Kina

Publikuar më: 08:24 05-10-2016

“Presidenti amerikan Barak Obama mund të “shkojë në ferr” bashkë me kritikat e tij për luftën brutale kundër drogës në Filipine”, ka thënë presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte. Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar t’i shesin disa lloje armësh vendit të tij, por presidentin filipinas kjo nuk e shqetëson aspak.  “Nuk më intereson se ç’bën Uashingtoni, sepse këto armatime unë mund t’i ble fare mirë nga Rusia dhe Kina”.

“Në vend që të na ndihmojnë në përpjekjet tona për zbutjen e problemeve kronike me drogën, i pari që na sulmon bëhet Departamenti i Shtetit. Epo në djall vafshi! Zoti Obama, në djall edhe ti! BE-ja më mirë të zgjedhë purgatorin, se ferri është mbushur plot”, u shpreh Rodrigo Duterte, president i Filipineve.

Në batarenë e tij më të fundit, kreu i shtetit filipinas u shpreh se do t’i lajë hesapet me Amerikën, pa sqaruar saktësisht se çfarë nënkuptonte me këtë shprehje.

“Ju nuk më ndaloni dot. Është detyra ime e shenjtë të ruaj integritetin e kësaj republike. Nëse sulmohem, unë do ta ripërvijoj politikën time të jashtme”, tha Duterte.

Komentet e presidentit erdhën në ditën kur një oficer i lartë policie në Filipine pohoi për “the Guardian” se ka pasur personalisht rol në 87 vrasje këto 3 muajt e fundit, e se skuadra sekrete policore janë duke kryer ekzekutimin e trafikantëve dhe përdoruesve të drogës në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938