INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti firmos shkarkimin e Manjanit dhe i thotë po, Vasilit [FOTO]

Presidenti firmos shkarkimin e Manjanit dhe i thotë po, Vasilit [FOTO]

Publikuar më: 14:22 31-01-2017

Pas vendimit të Ramës për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe emërimin në këtë post më pas nga Meta të numrit dy të LSI, Petrit Vasili ka dhënë vendimin final dhe Presidenti Nishani. Ai pa kaluar as 24 orë ka dekretuar shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe emërimin në këtë post të nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

Ylli Manjani u shkarkua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama pas përplasjeve të krijuara siç dhe tha vetë Manjani nga deklaratat e bëra për kanabizimin e vendit dhe përfshirjen e policisë në afera të tilla. Ai madje mbajti dhe një deklaratë të fortë pas shkarkimit, ku dhe ngriti dhe akuza të tjera shumë të forta kryesisht në adresë të Ramës.

 dekreti.jpg

dekr_vas.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029361248016357