INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti francez Macron do të kërkojë ‘zgjimin’ e Evropës pas Brexit-it

Presidenti francez Macron do të kërkojë ‘zgjimin’ e Evropës pas Brexit-it

Publikuar më: 13:06 19-02-2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do ta përshkruajë Brexitin si një “thirrje për zgjim” gjatë një fjalimi të cilin pritet ta mbajë në fund të këtij muaji.

Ai do të nënvizojë faktin se Evropa duhet të jetë më bindëse në përballje me fuqitë tjera rivale botërore, thanë burime në kabinetin e presidentit francez, shkruan agjencia Reuters
Fjalimi i Macron përkon me tensionet në rritje në Perëndim.

Vendet perendimore janë të tronditura nga politikat e "Amerikës së parë" e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe largimi i Britanisë nga BE-ja. Një Kinë me më shumë vetëbesim dhe Rusia paraqesin sfida të mëdha.

Megjithëse Macron do të përdorë largimin e planifikuar të Britanisë nga BE-ja, më 29 mars, si shtysë kryesore për fjalimin e tij, qëllimi nuk është të ofrojë një nismë për të zhbllokuar pengesën në negociatat midis Londrës dhe Brukselit

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439