INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti francez Macron viziton Serbinë: ‘’Erdha për të kthyer një faqe të re’’

Presidenti francez Macron viziton Serbinë: ‘’Erdha për të kthyer një faqe të re’’

Publikuar më: 17:17 15-07-2019

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Serbi pasditen e sotme.

Më fjalimin e parë që pati pasi arriti në Beograd, ku edhe do të qëndrojë dy ditë, ai u shpreh se dëshiron partneritet me Serbinë.

“Kam ardhur për të kthyer një faqe të re në Serbi. Franca do që të ketë partneritet me Serbinë”, tha ai në aeroportin “Nikola Tesla”.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç shtoi se ripërtëritja e miqësisë mes dy vendeve nuk do të kishte sukses pa këmbënguljen, energjinë dhe dëshirën e Francës për t’u kthyer në këtë rajon.

“Dua të falënderoj dhe të them se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë të jashtëzakonshëm. Më lejoni t’ju falënderoj për besimin tuaj në Serbi, i cili i inkurajon investitorët tuaj që të vijnë në vendin tonë. Unë jam i nderuar që sot dhe nesër do t’ju pres në Beograd dhe Serbi”, deklaroi presidenti serb.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041