INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti gjerman, stop pranimit të vendeve të tjera në BE

Presidenti gjerman, stop pranimit të vendeve të tjera në BE

Publikuar më: 12:51 28-11-2016

Presidenti gjerman Joachim Gauck në një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag” ka qënë i ashpër në lidhje me pranimet në BE të vendeve të tjera. Ai thotë qartë se integrimi evropian është përshpejtuar aq shumë sa që jo të gjitha e vendet e Bashkimit Evropian mund të mbajnë ritmin me Gjermaninë. Sipas tij nevojitet një pauzë në proçesin e integrimit evropian sepse jo të gjithë ndihen si “qytetarë të botës”.
“Shumë persona janë të pakënaqur me faktin se bota jonë po kthehet në një organizëm të vetëm”, tha Presidenti Gjerman Gauck. Ai nënvizoi se projekti evropian është një arritje e madhe dhe se Evropa e Bashkuar qëndron për paqe, lirinë, sigurinë dhe demokracinë. Në të njëjtën kohë, ajo duhet t’i mundësojë njerëzve një ndjenjë përkatësie dhe një ndjesi të vatrës. Ne duhet të mendojmë për të bërë një pauzë për menduar se çfarë objektivash duam të arrijmë dhe me çfarë ritmi do t’i arrijmë”, tha Gauck.
Sipas Presidentit gjerman Gauck, aktualisht qëllimi kryesor është fuqizimi i Bashkimit Evropian dhe rikthimi i besimit tek njerëzit në projektin e Evropës së bashkuar.
“Një pauzë nevojitet për të rikthyer mbështetjen e publikut, i cili është thyer në disa vende” tha ai.
Për të pauza do të rikthente mbështetjen e atyre njerëzve, të cilët janë të pakënaqur me BE-në, edhe pse shumica prej tyre jetojnë në vende që përfitojnë ndjeshëm nga anëtarësimi në BE, duke përfshirë edhe në kuadrin financiar.
Evropa pa një rritje të euroskepticizmit (dyshim në ecurinë e Bashkimit Evropian) gjatë muajve të fundit, pasi Mbretëria e bashkuar votoi në një referendum mbarëkombëtarë për t’u larguar nga BE-ja.
“Ne duhet t’u tregojmë evropianëve se Bashkimi Evropian bazohet mbi parimet e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, shtoi Presidenti gjerman Gauck.
Ai tha se ideja e një Evrope të bashkuar nuk ka vdekur, por përshpejtim i mëtejshëm i procesit të integrimit rrezikon të shkatërrojë projektin politik më ambicioz në Perëndim.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262