INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti grek ‘’hedh poshtë’’ çështjen çame: ‘’Nuk ekziston një e tillë, nëse kërkoni të hyni në BE plotësoni këto dy kushte’’

Presidenti grek ‘’hedh poshtë’’ çështjen çame: ‘’Nuk ekziston një e tillë, nëse kërkoni të hyni në BE plotësoni këto dy kushte’’

Publikuar më: 19:21 07-03-2019

Presidenti grek, Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh politik Turqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke ia përmendur kësaj të fundit edhe çështjen çame.

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i ftuar në një vizitë zyrtare nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç, i ka dërguar një mesazh të qartë Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Sipas tij nëse duan që këto vende të kenë një perspektivë evropiane, duhet të respektojnë plotësisht ligjet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare.

Pavlopoulos tha se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë, por mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Në perspektivën evropiane të Shqipërisë, presidenti grek vuri në dukje se ajo është vetë-evidente si kërkesë, por njëkohësisht kjo do të vijë edhe duke respektuar sundimin e ligjit dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.

‘Prandaj, sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek, i cili brutalisht nënvlerësohen, ose haptazi ndikojnë në të drejtat themelore, si p.sh. të drejtën e pronës, përbën një pengesë të pakapërcyeshme për rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Si pengesë kryesore që vjen nga të gjitha format, është këmbëngulja tek ‘të drejtat’ e shqiptarëve të Çamërisë, të cilët historia i ka treguar si bashkëpunëtorë të nazistëve’, - tha në konferencën për shtyp presidenti grek, Pavlopoulos.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034418106079102