INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri grek, Tsipras në takimin me Vucic në Beograd: ‘’Kosova po i hedh benzinë zjarrit me vendosjen e tarifave’’

Kryeministri grek, Tsipras në takimin me Vucic në Beograd: ‘’Kosova po i hedh benzinë zjarrit me vendosjen e tarifave’’

Publikuar më: 09:54 22-12-2018

Presidenti grek Aleksis Tsipras dhe ai serb Aleksander Vucic janë takuar së bashku në kuadër të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën politike dhe atë ekonomike.

Presidenti Tsipras kishte disa komente në lidhje me vendimet e Kosovës për vendosjen taksave 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, si në dhe në lidhje me formimin e ushtrisë.

Ai tha se Kosova është duke i hedhur benzinë zjarrit, ndërkohë që nënvizoi faktin se Serbia po ndërmerr hapa të mëdhenj për të zgjidhur çështjen.

Duke folur edhe rreth marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, kryeministri grek tha se Greqia është bërë një nga elementet e stabilitetit në rajon me këtë marrëveshje.

Sipas tij, marrëveshja në fjalë do të jetë katalizator edhe i marrëdhënieve Greqi-Serbi.
“Nëse themi se Maqedonia përfaqëson një zonë gri midis nesh, nuk do të ekzagjeronim. Tashmë ajo nuk është mur mes nesh, por do të jetë një urë. Kjo marrëveshje do të mundësojë t’i forcojmë marrëdhëniet tona me projekte që do të na lidhin me njëri-tjetrin”, tha Tsipras.

Ai deklaroi se marrëveshja e parë ndërkombëtare midis Maqedonisë dhe Greqisë do të nënshkruhet me pjesëmarrje edhe të Serbisë, ndërsa paralajmëroi formimin e një korridori hekurudhor midis Selanikut, Shkupit, Beogradit dhe Budapestës.

Kryeministri grek i cilësoi si tejet të mira marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë dhe tha se populli serb e konsideron Greqinë si aleat dhe mik si në politikë, ashtu edhe në fushën e ekonomisë.

“Me punimet në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjerë, Serbia nuk i zhgënjen mbështetësit e saj”, tha Vuçiç.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775