INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i BE-së takon Ramën në Bruksel: Reforma tuaja, shembull për rajonin [FOTO]

Presidenti i BE-së takon Ramën në Bruksel: Reforma tuaja, shembull për rajonin [FOTO]

Publikuar më: 19:49 04-12-2017

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me kreun e Këshillit të Europës, Donald Tusk. Ka qenë vetë kreu i KiE i cili përmes një postimi në Tëitter të shoqëruar edhe me një foto shprehet se kishte zhvilluar një takim të mirë me kryeministrin shqiptar, ndërsa thekson se vendi duhet të vijojë me reformat për shtetin ligjor duhet të vijojnë për të avancuar rrugën drejt BE.
“Reformat tuaja të guximshme janë shembull për rajonin. Jemi në të njëjtën anë. Bashkëpunimi dhe bisedimet tona për të ardhmen europiane. Ju keni vetëm miq në Bruksel. Rikonfirmoj se vlerësojmë vërtetë procesin tuaj të thellë e të guximshëm të reformave", u shpreh presidenti i BE, Donald Tusk.
Lidhur me takimin, Tusk ka shkruar edhe në rrjetet sociale ku e ka cilësuar të frytshëm takimin me Ramën, përpara mbajtjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit të ardhshëm në Bullgari. “Takim i frytshëm me kryeministrin shqiptar përpara Samit të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje të Bullgarisë. Duhet të mbahet vrulli i tanishëm për reformat e sundimit të ligjit për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, shkruan ai.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar përmes një statusi në Facebook se kreu i BE vlerësoi ecurinë e reformave të Shqipërisë si një shembull që duhet të ndiqet nga i gjithë rajoni. "Në Bruksel me Presidentin e Këshilit Europian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin".

tust.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822