INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Filipineve, po kam vrarë 3 mijë njerëz, tani radhën e kanë policët e korruptuar

Presidenti i Filipineve, po kam vrarë 3 mijë njerëz, tani radhën e kanë policët e korruptuar

Publikuar më: 11:32 03-02-2017

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, ka thënë se do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv që autorizon ushtrinë për t’u bashkuar në luftën kundër drogës, të cilën ai e ka konsideruar “kërcënim për sigurinë kombëtare”, citon Reuters. Presidenti theksoi gjithashtu se nuk ka nevojë për kompetenca shtesë të rendit ushtarak në veprim, duke thënë se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ju rrjedh gjak për atë bir kurve! Sa? 3000? Unë do të vras më shumë në qoftë se është e nevojshme për të hequr qafe përdoruesit e drogës. Mendova se do ta përfundoj fushatën brenda gjashtë muajve!”, tha Duterte.Reagimi vjen një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Presidentit që t’i hapte rrugë trupave ushtarake të angazhoheshin në luftën kundër drogës.Ministria tha se kishte nevojë për një urdhër zyrtare në lidhje me këtë rast. Më shumë se 7,000 njerëz janë vrarë në fushatën anti-drogë që ka ndërmarrë Presidenti Duterte, fushatë e cila ka nisur rreth 7 muaj më parë kur mori pushtetin.

Article Logic
Execution time: 0.0029559135437012