INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka kallëzohet në prokurori

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka kallëzohet në prokurori

Publikuar më: 11:58 16-01-2018

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pritet të kallëzohet sot në Prokurori.

Kallëzimi ndaj Presidentit të FSHF-së vjen për 12 shoqatat fantazmë, të cilat rezultojnë të paregjistruara.

Sipas Report Tv kallëzimi do të bëhet nga Presidenti i një klubi futbolli, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Sakaq, kallëzimi pritet të dorëzohet në Prokurori ditën e sotme në orën 12:00.

Një lëvizje e papritur vjen pas zyrtarizimit të kandidaturës së Armand Dukës për të marrë sërish drejtimin e FSHF-së.

Article Logic
Execution time: 0.0029969215393066